Portieri shënon në Itali gol nga porta në portë (video)

09 prill 2022 | 23:39

Një gol vërtetë i rrallë është shënuar në Seria C në Itali. Portieri Riccardo Gagno duke parë kohën që po fluturonte në duelin e ekipit të tij Modena ndaj Imolese, vendosi që të shkelmonte me sa fuqi kishte topin në fushën kundërshtare.

Për fatin e tij të mirë, topi do të kërcente aq shumë, saqë do të befasonte portierin kundërshtarë dhe më pas do të shkonte në fundin e rrjetës.

Ky gol ka rëndësi të veçantë për Modenën, që kryeson Grupin B në Seria C dhe lufton për ngjitjen në Seria B.

https://streamable.com/vnbump

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 83:77 (25:25,…