Portugali – Marok, pjesa e parë mbyllet me magjinë e Ronaldos

20 qershor 15:01

Sërish Cristiano Ronaldo dhe sërish në minutën e 4 të ndeshjes, ashtu siç ndodhi edhe në përballjen me Spanjën. Ylli portugez ishte autor i golit të vetëm të 45 minutave të para, në takimin me Marokun, gol që e bën futbollistin evropian me më shumë gola me kombëtaren.

45 minuta shumë të luftuara ato në përballjen mes Portugalisë dhe Marokut, edhe pse luzitanët shkuan shumë shpejt te goli. Një krosim nga Moutinho, pas disa goditjeve këndi të përsëritura, gjeti kokën e Ronaldos, që nga shumë afër arriti të shtynte topin në rrjetë.

Pak minuta më vonë ishte sërish Ronaldo që tentoi me një gjuajtje me të djattën brenda zonës, por topi kaloi shumë afër shtyllës pingule të portës së Marokut. Nga ana e tij Maroku bëri një lojë vrullshme dhe shumë të ashpër, duke shtyrë me depërtimet nga e djathta me anë të Ziyach. Futbollistët marokenë kërkuan edhe përdorimin e sistemit VAR për dy raste të dyshimta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) ka filluar…