
Portugalia kualifikohet në finalen e Ligës së Kombeve
Gjermania dhe Portugalia luajtën në “Allianz Arena” të Mynihut sfidën gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Portugalia fitoi me rezultatin 2-1, duke siguruar finalen e këtij kompeticioni.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me gjithë rastet e krijuara si nga gjermanët, ashtu edhe nga portugezët.
Në fraksionin e dytë të lojës, shënohen tre gola.
Fillimisht Florian Wirtz kalon gjermanët në avantazh në minutën e 48-të.
Por më pas portugezët përmbysin shifrat. Conseisao në të 63’ barazon shifrat.
Për fitoren dhe kualifikimin e Portugalisë mendon Cristiano Ronaldo, i cili shënon në minutën e 68-të pas asistim të Mendes.
Portugalia do të luajë në finalen e Ligës së Kombeve më 8 qershor po në “Allianz Arena” me fituesin e çiftit Francë-Spanjë, ndeshje e cila do të zhvillohet nesër.