Portugalia mposhti Maqedoninë, kualifikohet në Kupën e Botës

29 mars 2022 | 22:43

Portugalia ka arritur të fitojë një ndeshje pa probleme ndaj Maqedonisë së veriut me rezultatin 2-0.

Bruno Fernandes ishte autori i golit të parë në minutën e 32-të të pjesës së parë pas një asistimi nga Cristiano Ronaldo, duke dërguar kështu në dhomat e zhveshjes ekipin e tyre në avantazh.

Portugezët kanë menaxhuar totalisht lojën duke mos i lënë hapësira kundërshtarit. Tentativat e shumta sollën edhe golin e dytë për portugezët, ku në një kundërsulm, Diogo Jota në minutën e 65-të dërgoi një top të bukur te Bruno Fernandes ku ky i fundit me një kontroll perfekt të topit e dërgoi në rrjetën e portës kundërshtare.

Portugalia kështu arriti të marrë biletën për Kupën e Botës, Katar 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se sinjalet…