Portugalia shkëlqen ndaj Zvicrës, kualifikohet në çerekfinale

06 dhjetor 2022 | 21:57

Portugalia është skuadra e fundit çerekfinaliste. Të besuarit e Fernando Santos eliminuan me shifrat 6-1 Zvicrën. Luzitanët vendosën sfidën në korsinë e duhur që në pjesën e parë me golat e Ramos dhe 39-vjeçarit Pepe.

Pjesa e dytë do niste si mos më mirë për portugezët, që thelluan avantazhin, përsëri me lojtarin e Benficas, Ramos. Përformanca fantastike për këtë lojtar duket se nuk kishte të ndalur, pasi “tund rrjetën” për të tretën herë, pas golave të Guerrerio dhe Akanji. “Festivali” u përmbyll nga Leao, në 90+.

Sa i takon të besuarve të Murat Yakin, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri e patën të pamundur të bëjnë diçka në këtë takim, me dy futbollistët shqiptarë që ia dalin të lejnë një shije të mirë në Katar pas paraqitjeve që bënë në grupe.

Portugalia , e cila luajti pa Ronaldon titullar, do të luajë në çerekfinale ndaj surprizës së Marokut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja Klodiana Lala mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte…