Posta dhe Komuna e Prishtinës, lidhën marrëveshje për shpërndarjen e faturave të tatimit në prone

10 shkurt 2021 | 16:55

U.d. kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, ka pritur në takim nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushin.

Me këtë rast Smakqi, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe nënkryetarin, Muhedin Nushin për qasjen tejet profesionale dhe në interes të publikut karshi Postës së Kosovës.

Në këtë takim, u nënshkrua  marrëveshja për shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë, ndërmjet Postës së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, si dhe u zotuan të dyja palët që edhe më tutje të thellohet bashkëpunimi i ndërsjellët.

Në fund,u.d  kryeshefi ekzektutiv i Postës së Kosovës  në shenjë mirënjohje ndaj Muhedin Nushi i dorëzoi bllokun filatelik dhe pllaketin me pullën postare me imazhin e personalitetit të shquar shqiptar, akademikut Pajazit Nushi, ndërsa i dorëzoi edhe mirënjohjen postmortum të koleges së tij të ndjerë motrës së tij, Leonora Nushi, e cila ishte motra e Muhedin Nushit, për kontributin e saj sa ishte punonjëse e Postës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke gëzuar një fizik të përkryer, me anë të palestrës…