Posta e Kosovës lanson pullën ‘Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i vogël’

04 qershor 2026 | 12:59

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Viktima të Pafajshëm të Agresionit, Posta e Kosovës ka vënë në qarkullim emisionin e ri filatelik “Engjëjt e Lirisë – shtatorja ‘Leotrimi i vogël’”.

Ky emision filatelik i kushtohet kujtimit të fëmijëve që humbën jetën gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, respektimit të të drejtave të fëmijëve dhe promovimit të vlerave të paqes.

Pulla postare paraqet shtatoren “Leotrimi i vogël”, e cila i kushtohet Leotrim Ahmetit, emri i të cilit është shndërruar në simbol të kujtesës për fëmijët viktima të luftës në Kosovë.

“Përmes filatelisë, tema dhe ngjarje me rëndësi historike e shoqërore dokumentohen dhe përcillen te brezat e ardhshëm, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe promovimin e vlerave universale”, është thënë në njoftim.

Për realizimin e këtij motivi filatelik është përdorur pamja e shtatores “Leotrimi i vogël”, vepër e skulptorit Sabri Behramaj, e siguruar nga Komuna e Skenderajt.

Emisioni filatelik do të jetë në qarkullim postar deri në konsumimin e plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besim Tahiri shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me numër:…