Posta e Kosovës priti delegacionin e Postës Shqiptare

27 nëntor 2025 | 21:17
Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, znj. Nora Rraci, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, mirëpriti delegacionin nga Tirana të kryesuar nga Administratori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj.
Takimi u fokusua në fuqizimin e bashkëpunimit strategjik dhe identifikimin e fushave me potencial të lartë zhvillimor, duke përfshirë shkëmbimin e ekspertizës, zhvillimin e projekteve të integruara, shërbimet financiare dhe platformat e e-commerce.
Kryeshefja Ekzekutive, znj. Nora Rraci, gjatë bisedës, theksoi: “Posta e Kosovës ka konsoliduar procese, ka rritur cilësinë e shërbimeve dhe ka fuqizuar kapacitetet operacionale, duke zgjeruar prezencën me zyra postare dhe operacione në tërë vendin. Bashkëpunimi me Postën Shqiptare, në kuadër të strategjisë dhe mbi bazën e komplementaritetit, është një mundësi për të avancuar këto arritje, për të zhvilluar shërbime të reja dhe për të sjellë vlerë të drejtpërdrejtë për qytetarët, duke e pozicionuar Postën e Kosovës si një institucion modern dhe të besueshëm.”
Administratori i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj, u shpreh: “Është kënaqësi të thellojmë bashkëpunimin me Postën e Kosovës në një fazë të re dhe më të avancuar. Synimi ynë është të zhvillojmë projekte te perbashketa që e rrisin cilësinë e shërbimeve për qytetarët në të dy vendet. Së bashku, mund të krijojmë standarde të reja në tregun postar dhe atë të e-commerce.” Në përmbyllje të takimit, delegacionet shkëmbyen dhurata simbolike si shenjë respekti dhe vlerësimi të bashkëpunimit të vazhdueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, nën udhëheqjen e kryeprokurorit Petrit Kryeziu…