Posta lëshon në qarkullim pullat postare “Lojërat Olimpike Tokyo 2020”

19 korrik 2021 | 12:12

Filatelia e Postës së Kosovës, nga nesër më 20 korrik 2021, lëshon në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare të titulluar “Lojërat Olimpike Tokyo 2020”.

Ky manifestim tradicional ka zanafillën në Greqinë e lashtë, në të cilin marrin pjesë atletë nga e gjithë bota. Lojërat Olimpike Tokyo 2020, nuk u mbajtën në vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19, por ato u shtynë për vitin 2021, me qëllim të ruajtjes së shëndetin publik.

Në këtë olimpiadë botërore, Republika e Kosovës përfaqësohet me 11 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme; xhudo, mundje, not, atletikë, boks dhe shenjëtari sportive.

Posta e Kosovës, përmes imazheve të pullave postare dhe bllokut filatelik, mbështet sportistët tanë pjesëmarrës të Lojërave Olimpike, të cilët po ndërkombëtarizojnë sportin kosovar. Ata disa herë me trofetë e fituar ngritën lartë flamurin e shtetit të Kosovës, duke na bërë krenar të gjithëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i ri i Paris Saint-Germainm, Sergio Ramos, ka dhënë…