Posti i presidentit, Ramush Haradinaj e fton në debat Vjosa Osmanin

15 janar 2021 | 10:40

Kandidati për president, Ramush Haradinaj, e ka ftuar në debat televiziv Vjosa Osmanin pas zyrtarizimit të kandidatures së saj për presidente.

Haradinaj në një video-mesazh të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se ky debat do të fokusohej në zhvillimin e Kosovës, në planin e brendshëm dhe të jashtëm.

“E ftoj kandidaten, pra kandidaten e re për presidente, zonjën Vjosa Osmani në një debat televiziv. Dhe e mirëpres këtë mundësi që të debatojmë për ju, qytetarë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve…