Posti i profesoreshës në Shkup për Baljen, Miftaraj: Qeverisje tipike ‘made in Albin Kurti’

23 maj 2025 | 12:46

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar konfirmimin e deputetes Duda Balje se i është ofruar posti i profesoreshës në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.

Ai ka thënë se kjo flet për qeverisje të bazuar në parime dhe pazare politike.

Miftaraj ka shkruar në “Facebook” se kjo është qeverisje tipike e Albin Kurtit.

“Deputetja Duda Balje konfirmon se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun. Qeverisje e bazuar në parime dhe pazare politike. Qeverisje tipike ‘made in Albin Kurti’. Gjithçka ka çmim. Çka nuk blihet më pak pare blihet me më shumë pare”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, ka zbuluar se…