Pozat e fundit të Oriola Marashit janë speciale (foto)

22 korrik 2022 | 11:34

Ajo është një ndër emrat më të njohur në fushën e modelingut dhe jo vetëm.

Po flasim për Oriola Marashin. Modelja seksi shpeshherë bëhet kryeqendra e opinionit publik për fotot e saj provokuese. Herë nga pushimet herë nga fotosesione të ndryshme, bukuroshja kurrë nuk i lë ndjekësit të “etur” për foto “hot”.

Një vështrim i shpejtë në profilin e saj në Instagram dhe do të gjeni shumë foto joshëse, ku Oriola vë në pah sigurisht format e saj bombastike.

Së fundmi modelja ka ndarë me ndjekësit disa foto tejet provokuese nga fotosesioni i radhës. Oriola duket me një palë rrobabanjo me dizanj leopardi dhe çizme të gjata të së njëjtës formë. Pozat e saj joshëse mes shkëmbinjëve edhe këtë herë kanë tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale.

“Fantazi e ëmbël, zemër”, është përshkrimi i duhur që Marashi iu ka bërë këtyre fotove.

Ju kujtojmë që modelja i dha fund rreth një vit më parë lidhjes së konsoliduar që kishte me futbollistin Eros Grezda. Pas kësaj romance, Oriola nuk ka preferuar të japë për publikun detaje nga jeta e saj personale.

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vendimin e Gjykatës…