Pozhari për Sokol Halilin: S’duhet as tokë për varr me i nda, as hoxhë me e la

02 dhjetor 2022 | 17:05

Xhevdet Pozhari, analist i njohur, ka shkruar një status pas vetëvrasjes së Sokol Halilit, të dyshuarit për vrasjen e Hamide Magashit në QKUK dy ditë më parë.

Halili, siç ka njoftuar ministri Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm, tashmë është vetëvrarë pas dështimit për negocim me Policinë e Kosovës.

Ai ka thënë se për Sokol Halilin s’duhet të ketë as tokë për varr e as hoxhë për ta pastruar.

“Qiftit të këtij nuk duhet as tokë për varr me i nda, as hoxhë me e la.” – ka shkruar ndër të tjera z. Pozhari.

Postimi i plotë

Monstra që vrau nënën me foshnje paska bërë vetëvrasje.

Prandaj nuk duhet dënim me vdekje për këto qelbësira. Vdekja për këta është shpëtim.

Qiftit të këtij nuk duhet as tokë për varr me i nda, as hoxhë me e la.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Jugut ka barazuar rezultatin ndaj Portugalisë, 1-1, duke…