Prag bisedimesh për paqe, Rusia kryen sulmin më të madh me dron që nga fillimi i luftës

18 maj 2025 | 13:07

Ukraina ka përjetuar sulmin më të madh rus me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në vitin 2022, sipas një vlerësimi të ushtrise ukrainase.

Forcat ajrore thanë se gjithsej 273 mjete ajrore pa pilot – ishin lëshuar nga Rusia gjatë natës.

Sipas medias ukrainase, kjo shifër tejkalon rekordin e mëparshëm prej 267 dronësh të raportuar, më 23 shkurt.

Rajonet e Dnipropetrovskut dhe Donetskut u shënjestruan, gjithashtu në sulmet e natës.

Ukraina tha se kishte rrëzuar 88 dronë, ndërsa 128 të tjerë nuk kishin arritur objektivat e tyre.

Ushtria nuk zbuloi detaje mbi dëmet e mundshme ose vendet specifike të shkatërruara, në përputhje me protokollin e zakonshëm.

Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Sulmi erdhi vetëm disa ditë pasi Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta për paqe, në Stamboll – që nga viti 2022.

Pavarësisht, se ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish dhe negociata të mëtejshme për armëpushim – Moska ka hedhur poshtë thirrjet e Ukrainës, SHBA-së dhe aleatëve evropianë për ndalimin e armiqësive përpara se të arrihet një marrëveshje më e gjerë.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se ka planifikuar të zhvillojë nesër një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, për të nxitur bisedimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja Hykmete Bajrami ka thënë se KESCO është duke përjashtuar…