PRAK-u: U shkelën të drejtat e pacientëve gjatë pandemisë

18 prill 2021 | 14:00

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), në ditën evropiane për të drejtat e pacientëve ka thënë se kjo ditë e gjen pacientin kosovar më shumë se asnjëherë tjetër të ekspozuar ndaj një rreziku të madh shëndetësor siç është pandemia Covid-19.

“Evropa sot shënon ditën e të drejtave të pacientëve. Nga viti 2013, edhe Kosova është bërë pjesë e kësaj kremte. Kjo ditë e gjen pacientin kosovar më shumë se asnjëherë tjetër të ekspozuar ndaj një rreziku të madh shëndetësor siç është pandemia Covid-19. Kjo pandemi, mori jetën e më shumë se 2000 qytetarëve tanë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shumë të tjerëve në mënyrë të tërthortë. Menaxhimi i pandemisë që nga fillimi u shoqërua me shumë probleme, gjë që ndikoj në shkelje masive të të drejtave të pacientëve”, është thënë në reagimin e kësaj shoqate.

PRAK ka përmendur problemet kryesore: “Ndër problemet kryesore ishin, politizimi i pandemisë që nga fillimi, mungesa e testeve, mungesa e oksigjenit, masat preventive jo adekuate, mosrespektimi i masave, fushata e shfrenuar e partive politike, hapja e specializimeve që e la kujdesin parësor në mungesa të mëdha të mjekëve, ulja e buxhetit për barna, e krejt në fund edhe mungesën e vaksinave për qytetarët tanë. Të gjitha koto dhe shumë probleme të tjera, shkelen në mënyrë flagrante të drejtën për masa preventive të qytetarëve, të drejtën e informimit të drejtë dhe në kohë reale, të drejtën e qasjes në shërbime shëndetësore, të drejtën e sigurisë së shërbimeve, të drejtën për tu trajtuar në kohë të drejtën për të mos duruar vuajtje dhe dhimbje të pa nevojshme etj”, është theksuar në reagimin e PRAK-ut.

Më tej në këtë reagim thuhet se në kohën kur gjitha vendet e evropiane dhe të rajonit kanë vaksinuar një numër të madh të qytetarëve të tyre, Kosova ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vetme, të blerë nga buxheti vetanak. “24 000 vaksinat të cilat erdhën si donacion ende nuk janë administruar pasi që procesi po ecën me hapa të ngadaltë. Në këtë ditë të shënuar, PRAK u bënë thirrje institucioneve që në afat sa më të shkurtër kohor të sigurojnë qasje të qytetarëve në vaksinim, skenës politike të jetë e unisuar rreth mbrojtjes së shëndetit publik të qytetarëve (përkatësisht votueseve të tyre), qytetarëve të respektojnë masat, në mënyrë që të kemi sa më pak persona të vdekur”, është thënë në këtë reagim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në pamundësi të…