
Prangoset i dyshuari në Rahovec, rrahu motrën dhe vëllanë
07 gusht 2025
| 11:02
Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimet se i njëjti ka rrahur motrën dhe vëllain e tij.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, ky rast i dhunës në familje ka ndodhur mesnatës e së mërkurës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka sulmuar fizikisht motrën dhe vëllain e tij. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.