Prattipati dhe Krasniqi diskutojnë për mbështetjen e qeverisjes lokale që u shërben të gjitha komuniteteve

03 mars 2026 | 16:09

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Në njoftimin e ambasadës është thënë se Prattipati dhe Krasniqi kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në mes të ShBA-së dhe Kosovës, si dhe, mbështetjen e qeverisjes lokale që u shërben të gjitha komuniteteve.

‘‘E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, u takua me ministrin Elbert Krasniqi për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit ShBA – Kosovë dhe mbështetjen e qeverisjes lokale që u shërben të gjitha komuniteteve. Institucionet përfaqësuese dhe pjesëmarrja aktive përbëjnë themelin e stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë rajonal’’, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mirsije Rrahmani shpall te pavlefshme dëftesën e kl te 10…