Prattipati dhe Maqedonci diskutuan për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
25 shkurt 2026
| 16:24
E ngarkuara me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Anu Prattipati ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Në këtë takim sipas njoftimit të ambasadës është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjen për FSK-në.
“E ngarkuara me punë në Anu Prattipati u takua me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci për të diskutuar forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe vazhdimin e mbështetjes për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Partneriteti në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës e avancon vetëmbështetjen e Kosovës dhe kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së.



