Prattipati takohet me Damkën, diskutojnë për bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve

25 shkurt 2026 | 12:35

E Ngarkuara me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,  Annu Prattipati, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik, Fikrim Damkën.

Sipas njoftimit të ambasadës, në këtë takim u diskutua rreth përpjekjeve për forcimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve në vend.

“Në takimin e saj me zëvendëskryeministrin për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka, Anu Prattipati theksoi rëndësinë e sigurimit të të gjitha komuniteteve në Kosovë prosperitet dhe diskutuan përpjekjet për forcimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Drita do të zbresë  nesër (e enjte) në fushë…