Prattipati takohet me Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur ambient miqësor për bizneset

27 shkurt 2026 | 16:39

E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati është takuar me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, takimi ka shërbyer për të diskutuar zgjerimin e mundësive tregtare dhe të investimeve ShBA-Kosovë.

Prattipati ka inkurajuar përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur një mjedis miqësor ndaj biznesit për kompanitë amerikane dhe kosovare, duke nënvizuar potencialin e fortë për të ndërtuar mbi partneritetin tonë ekonomik të orientuar drejt rezultateve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportimet për një rishikim të pranisë amerikane në Evropë –…