Prattipati takon Rashiqin, thekson qeverisjen gjithëpërfshirëse në Kosovë
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati është takuar me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ku kanë diskutuar për rëndësinë e qeverisjes efektive dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, gjatë takimit është theksuar nevoja që institucionet e Kosovës të punojnë në mënyrë të barabartë dhe në shërbim të të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend.
Po ashtu, Prattipati dhe Rashiqi kanë biseduar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë.
“E ngarkuara me Punë, Anu Prattipati u takua me ministrin e Komuniteteve dhe Kthimit Nenad Rashiq për të nënvizuar rëndësinë e qeverisjes efektive që i shërben të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe për të shqyrtuar mundësitë për të forcuar bashkëpunimin”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së.



