Prebreza takon përfaqësuesit e komuniteteve pakicë, diskutojnë për gjendjen e komuniteteve në Fushë-Kosovë
12 janar 2026
| 12:33
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka zhvilluar takime zyrtare me përfaqësuesit e komuniteteve pakicë që jetojnë në Komunën e Fushë-Kosovës, përkatësisht komunitetin ashkali, egjiptian, serb dhe rom.
Gjatë takimeve u diskutua për gjendjen e përgjithshme të komuniteteve pas vërshimeve të fundit që kanë prekur komunën tonë, me theks të veçantë në nevojat emergjente dhe sfidat aktuale.
Po ashtu, u mbajtën konsultime lidhur me procesin e zgjedhjes së nënkryetarit të Komunës nga radhët e komuniteteve pakicë, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.
Takimet u zhvilluan në frymë bashkëpunimi institucional dhe dialogu konstruktiv, parime që do të udhëheqin edhe të gjitha proceset dhe vendimmarrjet e ardhshme.



