Prekje fizike në Big Brother VIP Kosova, Londrimi kap për flokësh Klodianin – situata tensionohet brenda sekondave
Një situatë e pakëndshme ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku një prekje fizike mes dy banorëve ka shkaktuar tension të menjëhershëm.
Londrimi është ai që, gjatë një momenti loje apo shakaje, ka prekur Klodianin duke e kapur për flokësh. Reagimi i Klodianit ka qenë i menjëhershëm, teksa ai u ngrit në këmbë dhe me ton serioz e pyeti: “Kujt po ia kap ti flokët ashtu?”
Atmosfera në shtëpi u rëndua brenda pak çastesh, duke e kthyer momentin në një situatë të tensionuar. Klodiani më pas iu drejtua Vëllait të Madh duke thënë: “Vëllai i madh, sot grusht, tash i kapi floket…”, duke nënkuptuar se kjo nuk ishte hera e parë që ai ndihej i prekur fizikisht.
Prekje të tilla fizike zakonisht konsiderohen shkelje të rënda në formatin e Big Brother, dhe rregulloret e programit parashohin penalitete të menjëhershme. Në raste të mëparshme, cenime të ngjashme kanë rezultuar madje edhe me eliminim direkt nga gara.
Tani mbetet të shihet se si do të reagojë Vëllai i Madh dhe çfarë mase disiplinore do të merret ndaj Londrimit, pasi publiku tashmë po pret një vendim zyrtar. Situata pritet të sjellë zhvillime të reja në ditët në vijim.



