Prelvukaj për origjinën e Dejona Mihalit: VV, habitat me plot jugosllavë që komandohen nga një eksponent grek

05 maj 2025 | 18:41

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prelvukaj ka bërë publik një kërkim të tij, në të cilin konfirmon deklarimet e gazetarit Adriatik Kelmendi, se Dejona Mihali është e bija e një greku.

Prelvukaj ndan madje imazhin shtetëror në të cilin figurojnë detaje shtesë të origjinës së Mihalit, ndërsa shton se VV është një habitat me plot jugosllavë të cilët komandohen nga një eksponent grek, transmeton klankosova.tv.

”E pashë postimin e Adriatik Kelmendi-it lidhur me sulmet dhe fushatën denigruese kundër tij nga eksponentë të pushtetit, të drejtuar nga Dejona Mihali.

Më bëri përshtypje deklarata për kombësinë të atit të saj, Aleksandër Mihali, për të cilin z.Kelmendi shkruan se është grek.

Me pak kërkim, arrita ta siguroj një pamje nga dokumentacioni shtetëror, ku duket qartë se informata është e saktë.

Domethënë, VV është një habitat me plot jugosllavë të cilët komandohen nga një eksponent grek, kanë krijuar narrativë kundër krerëve të luftës, por flasin për bashkim kombëtar, ndonëse askush si ka përçarë më shumë shqiptarët.
Dimër i madh..”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meteorologu Mendim Rugova tha se këto ditë në vend do…