Premier League me fjalë të mëdha për Xhakën
20 nëntor 2025
| 15:48
Premier League ka publikuar të enjten në profilet zyrtare një video të Granit Xhakës me gola, asistime, ndërhyrje dhe kontribut tjetër që jep në çdo pjesë të fushës.
“Secilit ekip i duhet Granit Xhaka”, shkruan në video.
Xhaka është kapiten i Sunderlandit dhe po shkëlqen pas kthimit në Premier League.
“Granit Xhaka do të bëjë ÇDO GJË për ekipin e tij”, shkruan në përshkrimin e videos.
Xhaka para fillimit të këtij sezoi iu bashkua Sunderlandit, ekip ku edhe e bartë shiritin e kapitenit.



