Premier League, pas 271 ditësh rikthehen tifozët në stadiume

05 dhjetor 2020 | 18:05

Kjo fundjavë do të jetë e veçantë në Premier League, pasi në 5 stadiume, do të lejohen nga 2 mijë tifozë, pas plotë 271 ditësh.

Lajmin e ka dhënë qeveria britanike, që kishte bërë të ditur rihapjen e impianteve me kapacitet të reduktuar e se numri i biletave të disponueshme do të varej nga zona e skuadrës së interesuar.

Vetën 10 skuadra do të kenë mundësinë të mirëpresin 2 mijë tifozë dhe janë ato të Zonës 2: Arsenal, Brighton, Chelsea, Crystal Palace, Everton, Fulham, Liverpool, Southampton, Tottenham e West Ham.

10 skuadrat e tjera (Aston Villa, Burnley, Leeds, Leicester, Manchester City, Manchester United, Newcastle, Sheffield United e West Brom) gjenden në të ashtuquajturën Zona 3 e do të vazhdojnë të luajnë me dyer të mbyllura deri në një dekret të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa pandemia po mbush vitin, doktorët janë duke monitoruar pacientët…