Premierliga vendos rekord të ri për shkarkimin e trajnerëve

03 nëntor 2025 | 15:39

Wolves u bë skuadra e radhës e Premierligës që shkarkoi trajnerin.

Vitor Pereira u shkarkua dje, pas humbjes 3:0 ndaj Fulhamit, rezultat i cili i la “Ujqit” pa fitore në 10 ndeshje dhe në vendin e fundit në renditjen tabelare në elitën e futbollit anglez.

Shkarkimi i Pereiras ia vendos një rekord Premierligës për numrin e shkarkimeve të trajnerëve në sezonin 2025/26.

Deri më tani këtë sezon, katër trajnerë janë shkarkuar, një shifër që nuk ka ndodhur më parë në këtë fazë të kampionatit (3 nëntor)

Shkarkimet në Premierligë deri më tani këtë sezon:

Nuno Espirito Santo – Nottingham Forest

Graham Potter – West Ham United

Ange Postecoglou – Nottingham Forest

Vitor Pereira – Wolves

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e 74-të…