Premierliga vendos rregulla të reja financiare

21 nëntor 2025 | 14:59

Klubet e Premierligës ranë dakord për rregulla të reja financiare nga sezoni i ardhshëm.

Shpenzimet për skuadrën – paga, agjentë dhe transferime – nuk do të mund të kalojnë 85% të të ardhurave nga futbolli dhe fitimit/humbjes neto nga shitjet e lojtarëve, me një shtesë deri në 30%.

Nëse klubi tejkalon kufijtë, mund të ndëshkohet me pikë.

Rregullat e reja, të quajtura SCR dhe SSR, synojnë të sigurojnë qëndrueshmëri financiare dhe të ruajnë balancën konkurruese në kampionat, duke u bazuar te standardet e UEFA-s.

SCR kufizon shpenzimet për sezon dhe jep klubeve fleksibilitet për të investuar në pjesë të tjera të operacioneve, ndërsa SSR monitoron likuiditetin dhe kapitalin neto për të mbrojtur stabilitetin afatgjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prezantuesi i njohur i Big Brother Vip Kosova, Alaudin Hamiti…