
Premtimi i qeverisë për miratimin e Ligjit për paga më 31 mars, Konjufca: I kanë kohë edhe 13 orë
31 mars 2022
| 11:17
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos sjelljen për miratim të Ligjit për pagat.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë që qeveria nuk e ka sjell ende për miratim këtë ligj, ndonëse nga ta është premtuar se një gjë e tillë do të bëhej deri më 31 mars.
Pas kësaj deklarate të Tahirit, ka reaguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“31 mars është datë edhe i kanë kohë edhe nja 13 orë”, ka thënë ai.