Prenkaj: LV-ja nuk ka vesh politik për t’i dëgjuar kërkesat e ndërkombëtarëve

26 maj 2025 | 12:26

Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, ka thënë se partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje nuk ka vesh politik për t’i dëgjuar thirrjet e ndërkombëtarëve për formimin e institucioneve të reja, Kuvendit dhe Qeverisë.

Në një intervistë për “RTV21” ambasadori Prenkaj, ka thënë se Kosova është në krizë politike totale.

“Është evidente se nuk ka vesh për me dëgjuar një thirrje e cila është në të mirën për Kosovën. Ka të bëjë me kthimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Siç po shihet, partitë politike janë në një ngërç. Partia e cila ka fituar zgjedhjet nuk ka vesh politik për ta zgjidhur problemin, por është duke vazhduar me avazin e saj. Unë mendoj se i tërë ky avaz i partisë në pushtet, mbase edhe i partive që ishin në opozitë ka të bëjë me mos implementimin e marrëveshjet së vitit 2023 të cilën e ka nënshkruar kryeministri në atë kohë, Albin Kurti me presidentin Vuçiq, pra bëhet fjalë për marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit”, ka thënë Prenkaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayer Leverkusen ka emëruar ish-trajnerin e Manchester United, Erik ten…