‘Prerje të buzëve, thyerje të dhëmbëve e gjakderdhje’, Rashiqi flet për gjendjen e djalit të tij
Politikani serb në Kosovë, Nenad Rashiq, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka folur në lidhje me rrahjen e djalit të tij nga një grup personash në Llapnasellë të Graçanicës.
Ai ka thënë se Nikolla, djali i tij, ka pësuar lëndime të trupore si: prerje të buzëve, thyerje të dhëmbëve e gjakderdhje të madhe.
Rashiqi ka thënë se djali tij është sharë para se të sulmohej, duke theksuar se dyshon se “sulmi ka qenë i organizuar dhe i planifikuar”.
Më tutje, Rashiqi ka thënë se sulmuesit kanë pasur me vete thika, çekiç dhe boksa të hekurit.
“Çfarë kam dashur të theksoj në këtë konferencë që 15 vite merrem me politikë dhe tentoj të jem sa më objektiv për fat të keq tek ne ka një burim negativ. Vlerat tona morale janë kthyer përmbys. Kemi familje që s’kanë fëmijë të edukuar, kështu vijmë deri tek dukuritë si këto. Lus organet, policinë dhe prokurorinë, jo për Nikollën-djalin tim që e ka paguar shtrenjtë, por edhe për fëmijët e tjerë”, ka thënë Rashiqi.



