Presidenca i reagon deputetit Artan Behrami

09 qershor 2025 | 13:50

Bekim Kupina, këshilltar për medie i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të PDK-së, Artan Behrami, se presidentja ka vazhduar mandatin EULEX-it dhe Gjykatës Speciale, pa debat dhe fshehurazi.

Kupina këtë deklaratë të Behramit e ka qujatur shpifje.

“Deputeti Artan Behrami është mirë të mos shpif. Presidentja as nuk cakton e as nuk vazhdon mandat të gjykatës speciale. Mandati i kësaj gjykate është përcaktuar me amendament kushtetues të votuar nga 2/3 e Kuvendit të Kosovës dhe ai nuk mund as të ndryshohet e as të ndërpritet apo vazhdohet nga institucioni i Presidencës. Presidentja ende nuk ka nënshkruar asgjë sa i përket mandatit të EULEX-it, edhe pse është plotësisht në mandatin e saj ta bëjë një gjë të tillë, siç ka qenë njësoj në mandatin e presidentit Thaçi, kur ai ia vazhdonte mandatin teknik të EULEX-it, për mentorim, monitorim dhe këshillim. Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, është përcaktuar në Vendimin e Këshillit të BE-së të datës 5 qershor 2025, vendim ky që është publik”, ka thënë Kupina.

Behrami i PDK-së: Osmani vazhdoi fshehurazi mandatin e EULEX-it, pa debat dhe pa kërkuar garanci për krerët e UÇK-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur në radhët e saj…