Presidenca: Lista e delegacionit të propozuar nga Kurti mbetet një dëshirë personale e tij

09 prill 2020 | 16:03

Zyra e presidentit Hashim Thaçi iu është përgjigjur pyetjeve lidhur me ekipin negociator të proklamuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Sipas kësaj zyre, kryeministri në largim nuk është konsultuar me presidentin si udhëheqës i politikës së jashtme.

“Kryeministri është i shkarkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është kryeministër në largim i një qeverie në largim. Ai përveç që nuk është konsultuar me Presidentin si udhëheqës i politikës së jashtme, me këtë qasje është duke e shkelur edhe hierarkinë kushtetuese”.

“Kryeministri i shkarkuar është i delegjitimuar nga votat e shumicës absolute të përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës dhe nuk mund të bëjë zotime në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe as në emër të një qeverie në largim”.

“Lista e delegacionit të propozuar nga kryeministri i shkarkuar mbetet një dëshirë personale e tij dhe asgjë më shumë”, ka thënë Presidenca e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
New Yorku është qyteti që po vuan më shumë pandeminë…