
Presidenca: Osmani ditëve në vazhdim e cakton datën e zgjedhjeve lokale
04 qershor 2025
| 15:18
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar të mërkurën takimin konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Në njoftimin e Presidencës së Kosovës është thënë se data e zgjedhjeve do të caktohet ditëve në vijim.
“Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.