
Presidenca publikon shpenzimet ndër vite
Zyra e Presidentes ka bërë publike së fundmi shpenzimet e shefes së shtetit dhe kabinetit të saj, duke bërë krahasime me shpenzimet e paraardhësve të saj në këtë pozitë.
Bekim Kupina, këshilltari për media presidentes Osmani ka shpërndarë në progilin e tij në “Facebook” disa grafika të cilat shpërfaqin përqindjet e shpenzimeve të këtij institucioni që nga viti 2013.
Ai ka shkruar se këtë po e bën për të përmbushur kriterin e transparencës.
“Në vazhdimësi dhe si asnjëherë më parë ka pas interesim të mediave dhe shoqërisë civile për shpenzimet e Presidentes Vjosa Osmani dhe kabinetit. Po i bëjmë publike ato, jo vetëm për ta përmbushur kriterin e transparencës, por edhe për ta dëshmuar gatishmërinë për llogaridhënie për mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve”, ka shkruar ai.