Presidenca tregon se çfarë biseduan Osmani e Hoti

09 nëntor 2020 | 12:34

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin Avdullah Hoti.

Takimi është mbajtur në vazhdën e koordinimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional.

Në takim janë diskutuar aspekte të përgjithshme të funksionimit në vend.

Kryeministri Hoti e ka njoftuar Osmanin për hapat e ndërmarrë në menaxhimin e pandemisë, dialogun me Serbinë, aspekte të politikës së jashtme si dhe çështje të sigurisë.

Ndërsa Osmani ka shtruar nevojën e koordinimit institucional në përballje me pandeminë Covid-19, në këtë situatë të vështirë, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat në njerëz nga kjo pandemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm pak ditë më parë ata festuan një vjetorin e…