Presidentes Osmani i shkon letra për bllokadën në Kuvend

16 prill 2025 | 13:44

Presidenca e Kosovës sapo ka marrë letrën nga kryesuesi i seancës së djeshme të Kuvendit, Avni Dehari, pasi ajo u ndërpre për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka njoftuar për mediat se letrën është duke e analizuar ekipi ligjor për t’i propozuar më pas presidentes hapat e mëtejmë.

“Letra sapo ka ardhur në Presidencë dhe ekipi ligjor i Presidencës është duke e analizuar, për t’i propozuar Presidentes hapat e mëtejmë”, ka thënë këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, dje ka njoftuar për ndërprerjen e seancës konstituive pasi nuk u votua raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Komisioni i përkohshëm para deputetëve paraqiti raportin dhe kërkoi që ai të votohej, me qëllim që të verifikoheshin mandatet 120 deputetëve të zgjedhur më 9 shkurt, në bazë të listës së certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deputetët e LV-së dhe të Nismës Socialdemokrate kanë votuar për raportin. Kundër ishin ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Nga partia në pushtet janë deklaruar se tashmë ndodhën në një terren të panjohur dhe se nuk e dinë “rrugën përpara” meqë, siç thonë, kjo është një situatë e paprecedentë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi për Studime Juridike e Politike (GLPS) ka vlerësuar se…