Presidenti Ademi: Kosova tashme është konkurrente në futbollin ndërkombëtar (video)

17 korrik 2025 | 21:55

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në emisionin ‘2me1” në RTV21, ka thënë se Kosova është vend i futbollit, duke folur për të arriturat e FFK-së dhe të klubeve futbollistike.

Ai ka theksuar se investimet nëpër klube ka bërë që liga jonë të ecën më larg.

“Kemi arritur të ngrisim ligën, jemi më mirë të ranguar në regjionin tonë”, ka thënë ai.

Ademi ka thënë se është i lumtur me punën që ka bërë së bashku me stafin e FFK-së në zhvillimin e futbollit.

“Suksesi në futboll është i të gjithëve, nuk po ai adresojë këto të arritura vetëm vetës, sepse të gjithë e kemi nga një pjesë këtu. Suksesi në futboll është i të gjithëve. Futbolli është lojë që luhet kolektiv, me një ekip prej 11 lojtarëve në fushë dhe 10 a 15 te tjerë në bankë. Nëse këto i gërshetojmë në një ekip kolektiv, sigurisht se rezultatet kanë me qenë edhe më të mëdha e më të suksesshme”, ka thënë Ademi.

“Kosova tash është konkurrente në futboll, dhe ndjehesh jashtëzakonisht mirë. Unë nuk do të kënaqem derisa të shosh aty ku i kam objektivat. Futbolli për mua, siç e dinë të gjithë, në federatë dhe nga që nga koha si futbollist tashme është pasion dhe në këtë moment me besoni më është bërë varësi futbolli. Për mua gjëja më interesante është për të pasur rezultate dhe për t’i mbërri majat në kohën ku unë jam tash”, ka pohuar Ademi.

Për më shumë shikojeni videon:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë tha të enjten se presidenti Trump iu…