
Presidenti Ademi takon kryetarin e Leposaviqit, nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
17 mars 2024
| 11:55
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, me bashkëpunëtorë ishte dje për vizitë në Komunën e Leposaviqit, ku u pritë nga kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi.
I ka bërë me dije se vizituan disa prej terreneve sportive në Leposaviq, e të cilat janë në gjendje shumë të keqe, si pasojë e mosmirëmbajtjes së tyre.
“Me kryetarin Hetemi nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit për ta ndryshuar gjendjen e këtyre fushave dhe për t’i transformuar ato në hapësira ku rinia e kësaj komune do të ketë mundësi për ta zhvilluar aktivitetin sportiv, si dhe që stadiumi i futbollit të jetë i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve”, ka njoftuar presidenti Ademi.