Presidenti Agim Ademi po merr pjesë në jubileun e 20 të ‘ASPIRE Academy’ dhe në ceremoninë “The Best FIFA Football Awards 2024”

17 dhjetor 2024 | 18:43

Presidenti Agim Ademi po qëndron në Doha të Katarit, ku po merr pjesë në dy ngjarje të rëndësishme të futbollit: jubileun e 20-të të themelimit të Akademisë së Zhvillimit të Talenteve “ASPIRE Academy” dhe ceremoninë prestigjioze “The Best FIFA Football Awards 2024”.

Këto dy ngjarje, të organizuara nga Federata e Futbollit të Katarit, përkatësisht FIFA, kanë mbledhur personalitete të rëndësishme të futbollit botëror.

Presidenti Ademi po merr pjesë në këto evente së bashku me presidentin e Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu, me të cilin ka një bashkëpunim të shkëlqyer.

Federata Turke ka dhënë gjithmonë përkrahje të madhe për FFK-në në të gjitha periudhat dhe kjo mbështetje po vazhdon edhe në kohën e udhëheqjes së presidentit Haciosmanoglu.

Gjithashtu, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, vazhdon ta mbështesë dhe vlerësojë punën e madhe të FFK-së, duke ftuar rregullisht presidentin Agim Ademi në ngjarje të mëdha botërore të futbollit, qoftë në takime zyrtare apo evente prestigjioze si kjo e sotmja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ndeshjet e xhiros së 14-të përfundon stinori vjeshtor në…