Presidenti argjentinas përshëndet kapjen e Maduros: Liria po avancon
Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka përshëndetur publikisht njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump për kapjen e Nicolas Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, pas një operacioni të gjerë ushtarak amerikan në Venezuelë.
“Liria po avancon. Rroftë liria, dreqi ta hajë!”, shkroi Milei në një postim në rrjetin social X.
Reagimi i tij u pasua edhe nga senatorja pro-qeveritare dhe ish-ministrja e Sigurisë Kombëtare, Patricia Bullrich, e cila publikoi një mesazh të shkurtër me flamurin e Venezuelës dhe shprehjen: “Venezuela do të jetë e lirë”.
Presidenti Trump kishte njoftuar më herët se SHBA kishte kryer me sukses një “sulm të shkallës së gjerë” në disa zona të Venezuelës, duke konfirmuar se Maduro dhe bashkëshortja e tij ishin kapur dhe nxjerrë nga vendi me avion.
Sipas burimeve të Fox News, operacioni ushtarak amerikan gjatë natës përfshiu helikopterë Chinook dhe forca speciale, të cilat dyshohet se kanë transportuar Maduron jashtë territorit venezuelian.



