Presidenti argjentinas publikon videon me IA, Trump zhduk nga skena Khamenein dhe Maduron

04 mars 2026 | 11:53

Presidenti argjentinas, Javier Milei së fundmi ka postuar në rrjetet sociale një video e cila ka marrë shumë vëmendje. Në videon e krijuar me IA duket presidenti amerikan, Donald Trump në një shfaqje talentesh televizive me një copë të kuqe në duar.

Para tij janë të ulur në dy karrige ish-presidenti venezuelian, Nicolas Maduro dhe ish-udhëheqësi iranian, Ajatollah Ali Khamenei. Në të njëjtën kohë, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu janë në audiencë .

Videoja përfundon me Trumpin duke eliminuar udhëheqësit e Venezuelës dhe Iranit, me Milei që shkruan në mbishkrimin e postimit të tij: “Rroftë Demokracia”. Videoja ka marrë reagime të shumta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i rrethanave politike, Milazim Krasniqi, ka vlerësuar së Kosova…