Presidenti Begaj liron nga detyra pesë ambasadorë, emëron dy të rinj
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar të premten lirimin nga detyra të pesë ambasadorëve shqiptarë në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit si dhe ka bërë dy emërime të reja në shërbimin diplomatik.
Sipas vendimit, nga detyra janë liruar Riza Poda, ambasador në Kinë dhe një sërë vendesh të tjera jo rezidente, Bardhyl Canaj, ambasador në Serbi, Sami Shiba, ambasador në Egjipt dhe disa vende të tjera të rajonit, Vasilika Hysi, përfaqësuese në OKB në Gjenevë si dhe Albana Dautllari, ambasadore në Belgjikë dhe në Luksemburg.
Ndërkohë, presidenti Begaj ka dekretuar emërimin e Gazmend Barbullushi si ambasador në Belgjikë, si dhe në Luksemburg (jo rezident).
Po ashtu, Albana Dautllari është emëruar ambasadore e Shqipërisë pranë Bashkimi Evropian.



