Presidenti Begaj shkarkon nga detyra ambasadoren në UNESCO, vajzën e Ismail Kadaresë

17 korrik 2025 | 00:16

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar më 14 korrik, lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), Besiana Kadare.

Vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, e ka mbajtur këtë post diplomatik për vite me radhë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe përfshirjen e saj në listën e trashëgimive botërore të mbrojtura.

Besiana Kadare, u emërua në këtë post më 1 tetor të vitit 2021, me dekret të Presidentit të asaj kohe, Ilir Meta.

Më parë, ajo ka qenë ambasadore e vendit në OKB.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij vendimi apo ndonjë informacion për pasuesin e diplomates.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i PDK-së në Zvicër, Shaip Kadriaj, ka reaguar ashpër…