
Presidenti Begaj takon Trumpin: Miqësia shqiptaro-amerikane, lidhje e pathyeshme
27 shtator 2025
| 09:26
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me homologun e tij amerikan, Donald Trump në ShBA.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj tha se miqësia shqiptaro-amerikane është një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike.
“Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, ka shkruar i pari i Shqipërisë.
Krahas presidentëve, qëndronin edhe Zonjat e Para të shteteve.