Presidenti bullgar kërkon nga Kosova dhe Serbia zbatimin e marrëveshjeve

22 dhjetor 2023 | 12:13

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovë dhe shtetit të tij janë në niveli e duhur.

Ai pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka ende nevojë që shkëmbimet tregtare të rriten.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se Bullgaria do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën Madje tha se nuk mund ta lënë në plan të dytë Kosovën.

“Ne shqyrtuam mundësinë e marrëdhënieve tona me gjithë tendencën për shkëmbimin e mallrave në mes të vendeve tona dhe mendoj se ka më shumë hapësirë. Ne ndajmë bindjen se bashkëpunimi është kyç për thellimin e marrëdhënieve në mes të shteteve tona”.

“Në shtator besojmë se do të kemi një Dhomë të Posaçme për tregtinë në mes të dyjave vendeve dhe t’i shkëmbejmë prodhimet tona, të dalim edhe së bashku ne tregun e tretë. Bullgaria është ndër vendet e para që e njohur Pavarësinë e Kosovës”.

“Bullgaria do të vazhdojë ta jap ndihmën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe dua të them se japim përkrahjen për anëtarësim të rajonit në BE”, ka thënë Raev.

Më tutje, Radev ka shprehur keqardhje për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, duke kërkuar zbatim të të gjitha marrëveshjeve dhe arritjen e një ujdie të pranueshme për të dyja palët.

“Të mos harrojmë se Serbia është në proces me BE-në për anëtarësim. Sa i përket Bullgarisë ne vazhdojmë të ngulim këmbë për dialog dhe paralelisht zbatim të të gjitha marrëveshje të arritura. Ne kategorikisht përjashtojmë dhunën dhe sulmet e armatosura. Pranoni keqardhjen për faktin se një polic e humbi jetën në Banjskë dhe ngulim këmbë që BE-ja të gjejë një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët”, ka thënë presidenti bullgar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundjava dhuron sfida interesante në Prince Caffe Superligën e Kosovës,…