Presidenti dekoron këngëtaren Shyhrete Behluli

01 gusht 2018 | 12:06

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave këngëtaren Shyhrete Behluli.

Ai ka thënë se me këngët e Shyhrete Behlulit për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra

“Këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, sot i ndava Medaljen Presidenciale të Meritave. Janë bërë më shumë se katër dekada që pareshtur, me tërë forcat e saj, ajo iu përkushtua zhvillimit dhe promovimit të këngës popullore shqipe. Me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Hashim Thaçi

Fotografia e Hashim Thaçi/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e medieve pritet të rikthehet pas një pauze shumë…