Presidenti dekoron me titullin ‘Mjeshtër i Merituar’ artistin Shaqir Hoti

26 shkurt 2019 | 15:19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot me titullin “Mjeshtër i Merituar” artistin e dalluar, Shaqir Hoti.

Në profilin e vet në “Facebook”, Thaçi ka shkruar Hoti ka kultivuar veglat frymore të trashëgimisë sonë popullore.
“Me titullin “Mjeshtër i Merituar”, e dekorova artistin e dalluar Shaqir Hoti. Mjeshtri Shaqir Hoti ka kultivuar veglat frymore të trashëgimisë sonë popullore, veçanërisht okarinën, një prej instrumenteve më të lashta muzikore”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe të varri i…