
Presidenti Hashim Thaçi nesër pret në takim kryeministrin Avdullah Hoti
23 korrik 2020
| 22:21
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të presë në takim nesër kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Takimi do të ndodhë prej orës 09:00, ndërsa mediet mund të bëjnë foto vetëm në fillim të takimit mes liderëve.
Hoti pastaj prej orës 12:00 do të dalë para Kuvendit, ku do të raportojë për takimet ndërkombëtare në Bruksel.