Presidenti Herzog takon Netanyahun: Marrëveshja duhet firmosur edhe nëse ka kosto

06 korrik 2025 | 16:55

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është takuar sot me presidentin Isaac Herzog, pak përpara nisjes së tij drejt Uashingtonit, ku pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e presidentit Herzog, kreu i shtetit theksoi nevojën urgjente për arritjen e një përparimi në bisedimet për lirimin e pengjeve dhe në përpjekjet për një armëpushim në Rripin e Gazës.

“Unë i mbështes plotësisht këto përpjekje, edhe kur ato përfshijnë vendime të vështira, komplekse dhe të dhimbshme… Kostoja nuk është e lehtë, por jam i bindur se qeveria dhe forcat e sigurisë do të përballen me sfidën”,  deklaroi Herzog, sipas agjencisë italiane ANSA.

Netanyahu pritet të niset nga Izraeli sot në orën 17:00 me orën lokale, ndërsa takimi me Donald Trump është planifikuar të zhvillohet nesër në ora 18:30 sipas kohës së Uashingtonit. Megjithatë, ora e takimit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

 

Gjatë mungesës së kryeministrit, qeveria izraelite ka konfirmuar se Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, do të veprojë si zëvendës i Netanyahu-t në mbledhjen e kabinetit të kufizuar, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Yariv Levin, do ta zëvendësojë atë në mbledhjen e kabinetit të plotë.

Paralelisht me vizitën e Netanyahu-t, një delegacion negociator izraelit është nisur për në Doha, ku do të zhvillohen bisedime indirekte me Hamasin, të ndërmjetësuara nga Katari, ShBA-të dhe Egjipti.

Objektivi kryesor i negociatave është arritja e një armëpushimi dy-mujor në Gaza, gjatë të cilit do të diskutohen kushtet për një marrëveshje më të gjerë që synon t’i japë fund konfliktit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali është afër transferimit të Gyokeres nga Sportingu i Lisbonës.…